Sport

Roma kërkon talentin portugez, Renato Sanches


Renato Sanches

23 vjeçari Renato Sanches, ka qenë një nga lojtarët kryesor në sfidën e titullit francez të Lille në Ligue 1.

Pas dështimeve në Bayern dhe Sëansea, talenti portugez gjeti veten në ligën franceze ku po kalon sezonin e tij më të mirë

Lille tani janë vetëm dy ndeshje larg kampionatit të tyre të parë që nga viti 2010, por suksesi mund të ketë një çmim tjetër për skuadrën, pasi disa nga lojtarët kryesorë të Lille mund të tërheqin interes nga ekipet më të mira të Evropës.

Corriere dello Sport pretendon se një marrëveshje mes Roma-s dhe mesfushorit portugez mund të arrihet këtë verë pasi ky i fundit pati performanca brilante me ekipin e Lille.

Jose Mourinho do të marrë drejtimin te Roma në verë dhe kërkon të sjellë portugezin, Renato Sanches me çdo kusht në Estadio Olimpico.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore