Sport

Robertson: Skocia do të kualifikohet, kemi bërë fillim ëndrrash


Tifozët e Skocisë deri më tani nuk është se kanë përjetuar ndonjë arritje të madhe të kombëtares së tyre në futboll, por kapiteni i tyre, Andrew Robertson thotë se ata thjesht “duhet të kualifikohen” në Euro 2024 pas një fillimi të përsosur në Grupin A.

Golat e Lyndon Dykes dhe Kenny McLean në minutat e fundit të ndeshje rrëmbyen fitoren nga Norvegjia me rezultat 1:2, kështu duke e renditur Skocinë në vendin e parë me pikë të plota.

“Nuk mund ta kishim nisur më mirë këtë fushatë”, tha futbollisti i Liverpool-it pas ndeshjes me Norvegjinë.

“Ne duhet të kualifikohemi tani. Djemtë që erdhën nga pankina bënë shumë mirë. Të shkosh prapa është e vështirë, por e dinim se ky ishte hapi tjetër në përmirësimin tonë”, shoti Robertson.

“Ishte duke u përpjekur për të arritur ekuilibrin e duhur. Fryma e ekipit është e pakontestueshme. Të krijosh atë në futbollin ndërkombëtar është unike”.

Për 85 minuta, Skocia ishte duke u mposhtur me golin e Erling Haaland, mbi të gjitha nuk ishte duke aplikuar lojë të mirë.

Skuadra e Clarke kishte bërë vetëm dy goditje dhe nuk dukej sikur po grumbullonte më shumë në nxehtësinë prej më shumë se 30 gradë Celsius.

Por më pas erdhi McLean nga banka rezervë, shumë për zhgënjimin e shumë njerëzve në mediat sociale, të cilët mendonin se futja e një mesfushori mbrojtës nuk ishte pikërisht ajo që duhej, dhe gjithçka ndryshoi.

Pra, tani Skocia ka nëntë pikë, pesë më shumë se vendi i dtë Gjeorgjia, me të cilët do të ballafaqohet të martën dhe një fitore eventuale do të thoshte që ata tashmë janë shumë afër kualifikimit historik në Evropianin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore