Auto

Rivian R1T shtyn prodhimin


Plani për nisjen e prodhimit të kamionçinës së Rivian, R1T, pësoi shtyrje të afateve për shkak të pandemisë e cila detyroi kompaninë të mbyllte fabrikën.

R1T-ja pritet të dalë në treg në periudhën e verës. Me nxjerrjen e makinës elektrike në treg, kompania pritet të kapë një raund financimi i cili mund të bëj që vlerësimi të shkojë në 25 miliardë dollarë duke iu afruar Ford-it i cili vlerësohet me 33.8 miliardë dollarë.

Bateria e përparuar dhe teknologjia e prodhimit të automjeteve të reja elektrike të Rivian, do t’i japi kompanisë një pozicion konkurrues në treg.

Spooked se Rivian është duke mbledhur fonde nga investimet e drejtpërdrejta nga kompani të tjera duke përfshirë edhe Ford-in.

Planet e Rivian nuk mbyllen me kaq. Krahas kamionçinës elektrike R1T, kompania do të hedhi në treg edhe një model SUV të ngjashëm mekanikisht me R1T-në, si edhe një linjë të furgonëve për dërgesat postare.

CarBuzz deklaron se Rivian është një nga sfiduesit më premtues të dominimit të tregut të makinave elektrike të Tesla-s./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore