Lajme

Rita Orës i dorëzohet çelësi i Prishtinës


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore çelësin e kryeqytetit.

“Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuat tutje se “Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”.

Ndërsa Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është ndjerë tejet i kënaqur me prezencën e tij, në takimin e yllit të njohur kosovar, Rita Ora, me kreun e Prishtinës, Përparim Ramën.

”Ishte kënaqësi t’i bashkohesha kryebashkiakut Rama në mirëseardhjen e znj Rita Ora dhe bashkëshortit të saj Taika Waititi për në Prishtinë dhe për të qenë me ta kur të merrnin çelësin e qytetit”, shkroi ai në platformën X.

Pos Ramës, Ora është takuar të dielën edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.

“Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot në ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në platformën X.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore