Jetesë & Stil

Rita Ora koncert në kullën ‘Eiffel’


Më 30 shtator këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka lajmëruar fansat se do të realizojë një koncert në kullën Eiffel në Paris.

Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live repertorin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.

30-vjeçarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka promovuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve këtë koncert, duke i ftuar fansat të prenotojnë biletën e tyre.

Ajo ka realizuar edhe spotin e koncertit në kryeqytetin fancez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu.

Në disa fotografi të postuara së fundit që ka ndarë me fansat e saj, Rita shkruan se shumë shpejt do të realizojë koncertin e saj dhe njofton ndjekësit që të rezervojnë biletat në kohë. Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit.”

Rikujtojmë se, Rita Ora ka kaluar një eksperiencë të gjatë si trajnere në talent-show “The Voice Australia”. Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi për në kontinentin e largët, për të qenë në rolin e një prej anëtarëve të jurisë në atë që është kthyer në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Australi.

Mesa duket fama në rritje në Australi po i pasqyrohet edhe në rritjen e sukseseve të këngëve të saj në këtë kontinent. Ndonëse kënga e saj “Bang Bang” është publikuar në shkurt të këtij viti, ajo tashmë ka shënuar një hyrje të re në ‘Top 10’ këngët më të dëgjuara të momentit në iTunes, në Australi.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore