Shqipëria

Rinia shqiptare – t’i hysh politikës në fushatë zgjedhore


Rinia në çdo kohë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshime të mëdha të shoqërisë duke përfshirë dhe ndryshimin e sistemit. Tre dekadat e fundit është përballur me sfida që erdhën bashkë me demokracinë si, papunësia, përjashtimi social, problemet e varësisë.

Krahas shqetësimeve rinia, ka ngritur zërin duke marrë pjesë në shumë aktivitete. Kohët e fundit vërehet një pjesëmarrje disi më e madhe e të rinjve në politikë deri në angazhime partiake.

Të rinjtë e shikojnë të rëndësishme pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe politikbërjen e vendit me motivin për t’i çuar gjërat përpara. Shumë nga ata
mbështesin një kauzë të caktuar, idealizmin, por edhe krijimin e mundësive vetjake.

Pjesëmarrja e rinisë në politikë mbetet pjesë e domosdoshme për integrimin e tyre në shoqëri. Ndërkohë politizimi i tyre mbetet çështje tjetër dhe shpeshherë e pashmangshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore