Bota

Rimëkëmbje e turizmit në Tajlandë, Phuket mirëpret pushuesit e parë “pa karantinë”


Shteti i Tajlandёs ka mirëpritur turistët e parë, në ishullin e Phuket, teksa autoritetet lokale po përpiqen të ringjallin industrinë e turizmit.

Rreth 250 pushues, kryesisht nga Lindja e Mesme, mbërritёn në katër fluturime të enjten si pjesë e planit “Phuket Sandbox”.

Asnjë prej udhёtarёve nuk nevojë tё karantinohet, por gjithashtu ata nuk mund të udhëtojnë në pjesё tё tjera tё vendit pёr 14 ditë.

Sipas parashikimeve, “Phuket Sandbox” pritet t’i sjellë vendit 278 milionё dollarë tё ardhura gjatё tre muajve tё ardhshëm.

Megjithatё, autoritetet kanё lajmёruar se, kjo është ende shumë larg të ardhurave para-pandemike të Tajlandës nga turizmi, i cili përbën rreth një të pestën e ekonomisë së vendit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Tajlanda humbi rreth 50 miliardë dollarë pas shpёrthimit të pandemisё së COVID-19, në vitin 2020.

Nëse ky vendim do të rezultojë i suksesshëm, sipas kryeministrit Prayuth Chan-ocha, ai do të shtrihet edhe tek ishujt e tjerë.

Ai ka bërë të ditur se “vendi është planifikuar të hapet plotësisht në tetor”.

“Jemi nё dijeni pёr rreziqet, por tajlandezët duhet gjithashtu të sigurojnë jetesën”, tha për gazetarët kryeministri gjatё mbёrritjes sё tij në ishull.

Teksa vendi po pёrpiqet tё ringjallё turizmin e tij, ai lufton po ashtu me shpёrthimin e fundit tё COVID-19.

Të enjten, Tajlanda raportoi një rekord prej 57 vdekjesh dhe 5 mijё e 533 rastesh tё reja.

Po ashtu, dy raste të variantit Delta u shёnuan dhe në Phuket.

Ishulli ishte privilegjuar gjithashtu nё fushatёn e vaksinimit, ndёrsa ishte planifikuar qё rreth 70% e banorëve të inokuloheshin para mbёrritjes sё turistёve tё parё.

Pushuesit, të cilët duhet të jenё të vaksinuar dhe me njё provë testi negativ, përpara hyrjes në Phuket, do t’u nënshtrohen gjithashtu procedurave të mbikëqyrjes, para se të lejohen të dalin në ishull.

Lëvizjet e tyre do të monitorohen nga një aplikacion, tё cilin e shkarkojnё që nё momentin e mbёrritjes.

Ata që dёshirojnё të udhëtojnë dhe nё vende tё tjera të Tajlandës, do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë pas 14 ditësh, për aq kohë sa dorёzojnё tre teste negative të coronavirusit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore