Sport

Rikthehet kampionati francez i futbollit, Ligue 1


Kampionati francez i futbollit, Ligue 1 do të fillojë sezonin e ri futbollistik 2021/22 ditën e premte më 6 gusht në mbrëmje.

Një ndeshje do të jetë ditën e parë, ajo mes Monaco-s dhe Nantes-it. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Louis II”, duke filluar nga ora 21:00.

Sezonin e kaluar dy skuadrat u përballën dy herë në Ligue 1 dhe po të dyja ndeshjet përfunduan me fitoren e Monaco-s në shifrat 2-1.

Ditën e shtunë do të luhen dy ndeshje: Lyon – Brest dhe Troyes – PSG. Shtatë ndeshjet e mbetura do të luhen ditën e diel: Rennes – Lens, Nice – Reims, Saint Etienne – Lorient, Bordeaux – Clermont Foot, Strasbourg – Angers, Metz – Lille dhe Montpellier – Marseille.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore