Stil

Rihanna publikon fotografitë e para shtatëzënë nga romanca me ASAP Rocky-n


Këngëtarja dhe sipërmarrësja, Rihanna, ka publikuar fotografitׅë e para me barkun e rrumbullakosur duke e konfirmuar shtatzëninë e saj nga romanca me rep artistin, ASAP Rocky.

Fotografi e publikuar nga Rihanna.

“Si banda u tërhoq deri në muajin e historisë së zezë”, ka shkruar Rihanna në imazhet e publikuara në llogarinë e saj të Instagram-it, që pasuan imazhet e publikuara të hënën e 31 janarit, të cilat bënë xhiron e rrjetit.

Rihanna, 33 vjeçe, dhe babai i fëmijës së saj, A$AP Rocky, gjithashtu 33 vjeç, bënë njoftimin e tyre me një set fotografik elegant në qytetin e lindjes së Rocky-t në Harlem, me barkun e zbuluar përmes kopsave të një palltoje, Chanel, ngjyrë rozë.

Rihanna dhe ASAP Rocky.

Gjithsesi, thashethemet rreth një shtatzënie të këngëtares “Love on the Brain” datojnë që në nëntor, kur ajo pranoi çmimin e Heroit Kombëtar nga vendlindja e saj Barbados dhe fansat vunë re disa kilogramë të shtuar.

Revista People konfirmoi se Rihanna dhe ASAP Rocky, po takoheshin që nga fundi i vitit 2020, pasi e kishin njohur njëri-tjetrin si miq për vite me radhë.

Rocky shpërtheu pozitivisht mbi Rihannan, në një artikull të revistës GQ, gjatë muajit maj të vitit 2021, duke thënë – “ajo është ndoshta, si një milion nga të tjerat”.

ASAP Rocky dhe Rihanna.

Në të njëjtën intervistë, ai shtoi se – “unë mendoj se do të isha një baba i jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht i mrekullueshëm në përgjithësi”.

Ndërkohë, babai i këngëtares, Ronald Fenty, ka thënë të jetë i lumtur për lajmin nga jeta personale e të bijës.

“Rihanna gjithmonë thoshte se donte fëmijë, i do fëmijët. Ajo gjithmonë kujdeset për fëmijët e kushërinjve të saj –  do të jetë një nënë e mirë”, ka thënë Fenty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore