Stil

Rihanna e quan stilin e saj të veshjes gjatë lehonisë – “rebel”


Këngëtarja e famshme, Rihanna dhe barku i saj shtatzënë mund të jenë duke vendosur një standard të ri për modën e lindjes, kjo pas stilit të veshjes që ajo ka shfaqur që kur e kishte bërë publiku lajmin për pritjen e ëmbël nga romanca me rep artistin, ASAP Rocky.

Rihanna.

Këngëtarja dhe manjati i modës është shfaqur në modë të guximshme, duke dëshmuar se nënat e ardhshme mund të jenë në trend me kohën.

“Unë personalisht kam thënë, nuk do të blej rroba për shtatzëni”, tha Rihanna së fundmi për Bustle.

“Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që shoqëria më tha të bëja më parë”, ka vazhduar ajo.

Sipas Rihannas, stili i saj i veshjes së lehonisë është më tepër “rebel”.

Rihanna.

“Kur pashë gra të vishen gjatë shtatzënisë së tyre [ë të kaluarën, do të mendoja se kjo ishte mënyra e vetme. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me stilin e lehonisë,”, ka thënë Rihanna.

“Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë”, ka përfunduar ajo.

ASAP Rocky dhe Rihanna.

Ky do të jetë fëmija i parë për Rihannan dhe të dashurin e saj, rep artistin, ASAP Rocky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore