Shqipëria

Revolucion digjital, 472% më shumë investime në 2022


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar një shifër ku tregon një fragment të atij që ai e quan “revolucion digjital” për vitin 2022.

Sipas fotos së publikuar nga kreu i Qeverisë, falë buxhetit 2022, në Policinë e Shtetit, do të ketë 472% më shumë investime për teknologjinë.

Kjo krahasuar me vitin 2021.

Ditën e djeshme, së bashku me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rama prezantoi në terma të gjerë edhe buxhetin e vitit 2022 për rendin.

Në vëmendje të shtuar ishte pikërisht aspekti teknologjik dhe i pajisjeve të reja.

Ndër më kryesorët, do të jenë pajisjet inteligjente. Dronë apo mjete mbikëqyrëse, përfshihen në vizionin e një rendi publik më të mirë.

Një tjetër investim i rëndësishëm sipas kryeministrit, do të jetë edhe ai i satelitëve. Nga prezantimet e bëra më parë, ato do të jenë dy dhe do të shërbejnë për ruajtjen e territorit.

Synimi kryesor është ai i evitimit të kontaktit direkt të policëve me shkeljet. Kjo, do të arrihet nëpërmjet një baze operacionale digjitale, e cila pritet të mbledhë informacione nga mjetet digjitale të shpërndara në territor.

Një aplikim i tillë ka filluar me monitorimin e rrugëve nga “makinat inteligjente”. Një pjesë e dronëve po ashtu janë vënë në punë.

Ato ndërkaq pritet të shtohen në masë gjatë 2022-shit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore