Stil

Remy Ma “propozon” emër për fëmijën e porsalindur të Rihanna-s


Nëse artistët, Rihanna dhe ASAP Rocky kanë nevojë për ndonjë ndihmë për të gjetur një emër për fëmijën e tyre të parë, është një rep artiste tjetër që “ka pranuar ta marrë përsipër këtë detyrë” – Remy Ma.

Teksa ylli i muzikës rep, po largohej nga Won World Studios në New York, ajo u tha gazetarëve se sugjeron që Rihanna dhe Rocky ta pagëzojnë fëmijën e tyre me një emër që fillon me shkronjën “R”, ashtu si emrat e çiftit.

Remy Ma.

Për sa i përket asaj që Rihanna është një nënë e re në diskografinë muzikore, Remy thotë se ajo mund t’i ketë absolutisht të gjitha, përfshirë një karrierë të shkëlqyer, fëmijë e familje.

Si nënë e një 3-vjeçareje, Remy thotë se ndonjëherë është e vështirë, por gratë mund të bëjnë gjithçka.

“Ne i veshim të gjitha kapelet. Ne i drejtojmë gjërat. Ne drejtojmë botën, siç thotë Bey. Kur ju pëlqen diçka — si familja dhe karriera juaj – thjesht e bëni atë të ndodhë”, thotë Remy.

Gjithsesi, ditë më parë, këngëtarja dhe sipërmarrësja, Rihanna, kishte publikuar fotografitׅë e para me barkun e rrumbullakosur duke e konfirmuar shtatzëninë e saj nga romanca me rep artistin, ASAP Rocky, teksa imazhet kanë bërë xhiron e botës.

Rihanna dhe ASAP Rocky.

Thashethemet rreth një shtatzënie të këngëtares “Love on the Brain” datojnë që në nëntor, kur ajo pranoi çmimin e Heroit Kombëtar nga vendlindja e saj, Barbados dhe fansat vunë re disa kilogramë të shtuar.

Revista People konfirmoi se Rihanna dhe ASAP Rocky, po takoheshin që nga fundi i vitit 2020, pasi e kishin njohur njëri-tjetrin si miq për vite me radhë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore