Lojëra

Rekord i Ri: Minecraft shiti 300 milionë kopje


Mojang Studios, zhvilluesi i Minecraft, ka bërë një njoftim emocionues – loja ka arritur mbi 300 milionë kopje të shitura në nivel global.

Ky është një sukses i madh për Minecraft, që tani është e vetmja në llojin e saj që ka arritur një numër të tillë të madh shitjesh individuale.

Minecraft Legends | Minecraft

Minecraft tejkalon Grand Theft Auto V, i cili kishte shitur rreth 185 milionë kopje deri në gusht të vitit 2023. Helen Chiang, drejtuesja e Mojang Studios, është shprehur shumë entuziaste për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo theksoi se në fillim të krijimit të Minecraft, askush nuk do të mund të imagjinonte një sukses të tillë.

Loja u lëshua fillimisht në maj të vitit 2009, dhe pastaj u lëshua në versionin e plotë në nëntor të vitit 2011. Kjo arritje ka ardhur në një kohë kur Minecraft po i afrohet 15-vjetorit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore