Lajme

Regjistrohet rasti i parë me virusin Marburg në Guinea


“Autoritetet shëndetësore në Guinea kanë konfirmuar deri tani një vdekje, një rast me ethe hemorragjike shumë infektive, e ngjashme me Ebola-n”, deklaruan nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Që nga viti 1967 ka pasur 12 shpërthime të mëdha me virusin Marburg, kryesisht në Afrikën Jugore dhe Lindore.

Rasti i ri i Guinesë u identifikua për herë të parë javën e kaluar, vetëm dy muaj pasi vendi u shpall i lirë nga Ebola, pas shpërthimit të shkurtër në fillim të këtij viti, nё tё cilin u vranё 12 njerëz.

“Fillimisht pacienti kërkoi trajtim në një klinikë lokale para se gjendja e tij të përkeqësohej me shpejtësi”, tha OBSH të hënën.

Analistët në laboratorin kombëtar të etheve hemorragjike në Guinea dhe Institutin Pasteur në Senegal më vonë konfirmuan diagnozën e Marburgut.

“Virusi Marburg ka potencial tё pёrhapet gjerёsisht, çka do të thotë se duhet ta ndalojmë atë në gjurmët e tij”, tha Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën.

Moeti u shpreh se autoritetet shëndetësore, sё bashku me OBSH, po punojnё për të zbatuar një përgjigje të shpejtë që bazohet në përvojën e mëparshme të Guinesë në menaxhimin e Ebola-s, e cila transmetohet në një mënyrë të ngjashme.

Rasti i Marburg dhe ato të Ebola-s të këtij viti u zbuluan në rrethin Gueckedou të Guinesë, pranë kufijve me Liberinë dhe Bregun e Fildishtë.

Rastet e para të epidemisë Ebola nё vitet 2014-2016, më të mëdhatë në histori, gjithashtu ishin nga i njëjti rajon në rajonin pyjor të Guinesë juglindore.

Sipas OBSH-sё, shkalla e vdekshmërisë së rastit Marburg ka ndryshuar nga 24% në 88% në shpërthimet e kaluara, në varësi të llojit të virusit dhe menaxhimit të rasteve, duke shtuar se transmetimi ndodhi përmes kontaktit me lëngjet dhe indet e infektuara të trupit.

Përhapjet e Marburg-ut fillojnë kur një kafshë e infektuar, për shembull një majmun ose lakuriq nate, ia kalon virusin një njeriu.

Më pas virusi përhapet nga njeriu te njeriu, nga kontakti me lëngjet trupore të një personi të infektuar.

Simptomat përfshijnë dhimbje koke, të vjella me gjak, dhimbje të muskujve dhe gjakderdhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore