Sport

Regjisori i Space Jam 1: “Lebron nuk mund të bëhet si Michael”


Ka pasur shumë debate se filmi i ri i LeBron James, Space Jam “A new Legacy” nuk do mundet kurrë të mbërrijë suksesin e Space Jam të Michael Jordan.

Joe Pytka, drejtori i filmit origjinal të Space Jam të vitit 1996, ka rrëfyer se iu deshën pesë përpjekje për të kuptuar filmin e ri të Space Jam “A new Legacy”.

Sipas TMZ, Pytka e quajti filmin, në të cilin luan ish-kampioni NBA LeBron James, “një rrëmujë jointeresante”.

Ai gjithashtu i vlerësoi si të parëndësishëm këngëtarët e njohur si John Legend, Chance the Rapper dhe Jonas Brothers që ishin pjesë e “soundtrack-ut” të filmit.

“E vërteta është se LeBron nuk është Michael”, tha ai duke iu referuar yllit të basketbollit dhe filmit origjinal, Michael Jordan.

Ai gjithashtu sugjeroi që “A new legacy” nuk ka të njëjtën lidhje personale si origjinali, e cila kishte një narracion më të bukur duke lidhur kthimin e Jordan në basketboll nga bejsbolli.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore