Lajme

Rebelët Houthi, sulm në terminalin e naftës saudite


Një sulm në një terminal nafte të Arabisë Saudite është kryer nga rebelët Houthi të Yemen-it, vetëm dy ditë pas sulmit në një aeroport saudit.

Rebelët ende nuk e kanë marrë autorësinë, por autoritetet në Arabinë Saudite kanë bërë të qartë se “ky është një sulm burracak, i cili dëmtoi rezerva botërore të naftës”.

Një zjarr ka nisur në stacionin e nxjerrjes së naftës. Gjithsesi, asnjë person nuk është lënduar. Nëse pikat e naftës do të ishin goditur më shumë, jo vetëm që do të çonte në rrjedhje nafte, por edhe në një krizë potenciale ekonomike.

Disa ditë më parë, rebelët Houthi e hodhën poshtë propozimin e Arabisë Saudite për armëpushim. Këta të fundit, prezantuan një pakt për t’i dhënë fund luftës gjashtë vjeçare në Yemen.

Rebelët kanë kërkuar të hiqet bllokada në portin dhe aeroportin kryesor për të rifilluar furnizimet. Një plan i ri pritet të propozohet për zgjidhjen e situatës.

Sulmet e tilla nga Houth-it, janë bërë të zakonshme në Arabinë Saudite. Kjo, edhe për faktin se rebelët kontrollojnë pjesën perëndimore të Yemen-it, e cila përkon me kufirin me sauditët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore