Sport

Real Madrid kërkon futbollistin e Bayern Munich-ut


U transferua në verën e kaluar, megjithatë Noussair Mazraoui mund të largohet nga Bayern Munich-u gjatë kësaj vere.

Për mbrojtësin e Marokut flitet se ka interesim nga Real Madrid-i, të cilët duan të përfitojnë nga “pakënaqësia” e bavarezëve ndaj tij.

Sipas raportimeve nga Spanja, marokeni është i zhgënjyer me minutazhin e tij të aktivizimit tek ekipi i Bayern-it dhe spanjollët dëshirojnë të nënshkruajë me të për të zëvendësuar mbrojtësin e djathtë, Dani Carvajal.

Mazraoui u transferua nga Ajaxi verën e shkuar për shifrën e 20 milionë eurove, por nuk ka qenë në planet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Kontrata e 25-vjeçarit me bavarezët është e vlefshme deri në verën e 2026-ës.

Ai deri më tani ka luajtur në 23 ndeshje në të gjitha garat (shumicën nga banka rezervë), prej të cilave ka dhuruar katër asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore