Sport

Real Madrid interesohet për shërbimet e Jonathan David


Real Madrid-i ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit kanadez të Lille, Jonathan David.

Madrilenët po kërkojnë një sulmues që është i gatshëm të pranojë rolin e zëvendësuesit, pasi ata nuk janë të kënaqur me shërbimet e Luka Jovic dhe Mariano Diaz.

Kjo i ka shtyrë madrilenët që të kërkojnë një sulmues që do të ishte i lumtur në Madrid, duke kuptuar mirë rolin e tij.

Më parë, emri i përfolur ishte Julian Alvarez, talenti argjentinas i River Plate.

Kurse sot Marca ka raportuar që Real Madrid ka kthyer fokusin kah Jonathan David, sulmuesin e Lille.

David vazhdon të shënojë gola me bollëk tash e dy vite, dhe sezonin që sapo kaloi, ai ishte pika kyçe që Lille të shpallej kampion dhe ta rrëzonte nga froni, PSG-në.

Real Madrid-i e ka gjetur edhe formulën se si ta sjellë David-in në Madrid, dhe ajo është një shkëmbim me Eden Hazard.

Madrilenët nuk janë të kënaqur me atë që ofron ai për skuadrën, dhe vet Hazard e konsideron largimin – në fund të sezonit.

Një nga destinacionet e mundshme për belgun është Lille, aty ku filloi gjithçka.

Se a do të ndodhë ky operacion, shumë shpejtë do të kuptohet – por e sigurt është që David është një nga emrat që Real-i e synon më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore