Sport

Real Madrid-i nuk i ndahet brazilianëve, synimi i radhës nga Flamengo


Gjigandët spanjoll të Real Madrid-it nuk heqin dorë nga talentët brazilian. Pas tranferimeve të Vinicius-it dhe Rodrygo-s, një tjetër talent po del në skenë për “Los Blancos”.

Juni Calafat është njeriu që bën lidhjet mes Real-it dhe talenteve braziliane. Talenti i radhës i piketuar nga skauti Calafat është Matheus França i Flamengo-s.

França, vetëm 17-vjeç aktivizohet në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të përshtatet edhe në krahët e sulmit. Ai është pjesë e Flamengo-s U-20 dhe Kombëtares U-17 të Brazilit.

Duke parë talentin e lojtarit, Flamengo është e vetëdijshme që për të do të ketë interes nga klubet Evropiane. Ndaj, klubi brazilian i ka ofruar kontratë deri në vitin 2027 dhe me klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Real-i dhe Flamengo kanë marrëdhënie të mira mes tyre. Nga brazilianët ata kanë marrë Vinicius-in dhe Reinier-in, respektivisht për 45 dhe 35 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore