Lajme

Reagon spitali “Zhan Mitrev” rreth raportimeve që shkaktoi infeksion tek pacientët i quan “informacione të rreme”


Spitali “Zhan Mitrev” në Shkup.

Rreth raportimeve për spitalin “Zhan Mitrev” në Shkup që thuhet se rastet me COVID-19 i ka trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për pacientët ka reaguar vetë spitali.

Ky institucion privat konsideron se të gjitha informacionet e publikuara janë “të rreme” dhe “fyese”

“Spitali klinik Zhan Mitrev prej 22 vitesh punon me sukses në dobi të qytetarëve, duke u ofruar atyre shërbime të certifikuara sipas standardeve botërore, kujdes profesional që synon përmirësimin e shëndetit, gjë që është dëshmuar në raste të panumërta të suksesshme”.

“Kjo qasje vazhdoi të zbatohej edhe gjatë pandemisë botërore të shkaktuar nga virusi COVID-19, gjatë së cilës klinika, me shumë mund dhe vullnet të pamasë nga punonjësit e saj, kontribuoi në shpëtimin e një numri të madh jetësh”, thuhet në reagimin e spitalit.

Të njëjtit konsiderojnë se ka përpjekje që të ndërohet një imazh i pavërtetë ndaj këtij institucioni

“Jemi vërtet të tmerruar nga gjuha e urrejtjes tendencioze e përdorur kundër institucionit tonë, si dhe nga akuzat e pasakta, nga informacionet e fabrikuara që synojnë vetëm krijimin e një imazhi të rremë në publikun e gjerë për punën e Spitalit klinik Zhan Mitrev”.

Spitali “Zhan Mitrev” në Shkup.

Këto informacione ky spital i ka parë si shqetësuese edhe për pacientët dhe ekipin me të cilin bashkëpunojnë.

“Kualifikimet e pavërteta të publikuara në media këto ditë kanë si synim dëmtimin e qëllimshëm të nderit dhe reputacionit të Spitalit klinik dhe nuk përputhen aspak me të vërtetën. Ato janë gjithashtu shqetësuese për pacientët tanë dhe të afërmit e tyre, të gjithë ekipin tonë që kanë punuar me përkushtim dhe ndershmëri gjatë gjithë këtyre viteve. Si institucion, ne praktikojmë ekskluzivisht mjekësinë e bazuar në dëshmi”.

Por, që theksojnë se tani e tutje do të fillojnë procedurat ligjore për të zbardhur të gjithë rastin.

“Hapat tanë të ardhshëm do të jenë në drejtim të përdorimit të të gjitha mundësive ligjore në përputhje me ligjet, me qëllim parandalimin e këtyre dhe të gjitha sulmeve të tilla e të ngjashme të pabaza ndaj institucionit tonë”.

Madje për raste të tilla të manipulimit janë deklaruar edhe vetë pacientët për Portalb.mk

“Ndjehen e mashtruar, manipuluar, jeta më është shkatërruar”. Këto janë fjalët e Melita Brezeva, bashkëshortit të Nikolla Brezev – pacient i cili ka ndërruar jetë në klinikën “Zhan Mitrev”, pasi që është pranuar për mjekim nga kovid-19.

Ajo tregon se mjekimi kundër COVID-19 kishte filluar mirë, derisa bashkëshorti i saj ka marrë një sërë infeksionesh interhospitale, a personeli ka filluar t’i bëjë hemofiltrim (pastrim të gjakut).

Brezeva thotë se as kanë pasur informata të mjaftueshme për hemofiltrimin, as spitali ka qenë transparente për infeksionet interhospitale, madje edhe nuk ka ditur se prej çka e shërojnë bashkëshortin e saj nga COVID-19 ose bakteret me të cilat është infektuar në spital.

Në publikimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev”, shkruan edhe se një pjesë e madhe e pacientëve kanë marrë infeksione interhospitale gjatë kohës së mjekimit.

Sipas Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka paraqitur paraqitje të infeksioneve interhospitale, edhe pse sipas ligjit duhet t’i njoftojë organet shtetërore.

Për rastin në fjalë, Prokuroria ka nisur hetim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore