Shqipëria

Reagon Meta: Mos u merrni me “shashka”, por hetoni krimet zgjedhore


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në median sociale Facebook, ka kërkuar që palët të përqëndrohen në mbylljen e procesit zgjedhor.

Statusi i Metës vjen pak kohë pas mbledhjes së firmave për shkarkimin e tij.

Presidenti është ndalur te procesi i votimit dhe ka bërë thirrje që të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

“Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”, finalizon Meta deklaratën e tij.

Partia Socialiste ka mbledhur firmat për nismën e shkarkimit të, Ilir Metës.

Kërkesa është dërguar në organet e Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve është mbledhur dhe ka miratuar edhe kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.

Fillimisht, ajo do të kalojë në komisionin hetimor parlamentar.

Akuza e ngritur nga socialistët, është shkelja e Kushtetutës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore