Sport

Reagon KF Llapi: “Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi”


Në pjesën e parë të ndeshjes mes Ballkanit dhe Llapit, takim ky në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës, kanë ndodhur disa incidente.

Kur po zhvillohej minuta e 35-të e takimit, në fushë ndodhi një përleshje ndërmjet futbollistëve dhe trajnerëve të dy ekipeve.

Gjithçka filloi pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Nga kjo përleshje, gjyqtari i takimit, Besfort Kasumi, i ndëshkoi me karton të kuq Ahmed Januzin dhe Kreshnik Gashin.

Lidhur me këtë ngjarje jo te hijshme, ka reaguar menjëherë klubi i Llapit, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook e quajtën këtë ngjarje “turpi i futbollit”

Ata gjithashtu kanë thënë se “Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi”.

Ndërsa pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 1:0 në favor të Ballkanit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore