Kosova

Reagon Dreçun pas kërkesave që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s


Milan Dreçun

Kryetari i të ashtuquajturit Komision “për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se kërkesat e Prishtinës për anëtarësim urgjent në NATO janë një veprim propagandistik i pakuptimtë, i cili zbret në akuza ndaj Beogradit se, duke pasur parasysh krizën në Ukrainë, mund ta zgjidhë problemin e Kosovës me dhunë.

Ai për Tanjug ka deklaruar se për Prishtinën është e qartë se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s me rrugë të shkurtër për shkak se kinse nuk është shtet.

“Beogradi dëshiron ta zgjidhë problemin e Kosovës në mënyrë paqësore, politike dhe Prishtina është ajo që e pengon dialogun”.

“Në të njëjtën kohë, lëvizje të tilla jo vetëm që përpiqen të tërheqin vëmendjen e vendeve të NATO-s dhe të fitojnë mbështetje për formimin më të shpejtë të – quhet ushtria e Kosovës, por edhe më shumë mbështetje financiare dhe materiale për atë formacion”, ka thënë Dreçun.

Deklarimi i Dreçun vije një ditë pas protestës masive në Beograd në përkrahje të Rusisë dhe agresionit të saj në Ukrainë.

Gjithashtu, deklarimi i tij vije pas sheshimeve të zërave dhe thirrjeve të liderëve botërorë se shteti i Kosovës duhet të jetë sa më parë në NATO, pikërisht pas asaj çfarë po ndodh në Ukrainë me agresionin rus.

Dreçun me anë të deklarimeve të tij është munduar ta kontrabandoj Serbinë si një vend dialogues pikërisht në 24 vjetorin e masakrës së kryer nga regjimi serb në Prekaz të Drenicës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore