Lajme

Rastet në rritje me Coronavirus – Hong Kongu blen ushqime dhe ilaçe për të ulur panikun e blerjës


Dy nga kompanitë gjigante të shitjes me pakicë të konsumatorit në Hong Kong kanë filluar të racionalizojnë disa artikuj ushqimore dhe ilaçesh, për të frenuar blerjet që kanë pllakosur qytetin gjatë javës së kaluar – mes frikës së një bllokimi në mbarë qytetin – ndërsa rastet e COVID-19 po rriten.

Zinxhiri i supermarketeve “ParknShop” të premten e 4 marsit, njoftoi kufizime për klient në artikujt bazë, si: orizi, ushqimi i konservuar dhe letra higjienike, ndërsa farmacia “Watsons” vendosi të njëjtat kufij për ilaçet për dhimbje, ethe dhe ftohje, raportuan mediat e Hong Kongut.

Të mërkurën e 2 marsit, “ParknShop” kishte njoftuar orarin e shkurtuar të punës në disa nga 200 degët e tij të mbyllura në orën 3 pasdite.

Të dy “ParknShop” dhe “Watsons” janë njësi të konglomeratit të listuar në Hong Kong, CK Hutchison.

Zyrtarët e Hong Kongut i kanë kërkuar popullsisë të mos krijojnë panik për blerjet, duke thënë se furnizimet ishin adekuate.

Mes ankesave publike për mesazhe zyrtare të ngatërruara, shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë se qeveria e saj nuk kishte plan për një “bllokim të plotë” ndërsa planifikon testime të detyrueshme të 7.4 milionë banorëve të qytetit.

Carrie Lam

“Qeveria do të njoftojë detajet e planit kur të finalizohet”, tha Carrie.

Autoritetet raportuan një rekord të ri ditor prej 56 mijë 827 raste të reja me COVID-19 dhe 144 vdekje të enjten e 3 marsit, një rritje eksponenciale nga rreth 100, sa ishte numri në fillim të shkurtit.

Rritja e rasteve dhe frika për një bllokim kanë shkaktuar largime masive të njerëzve nga qyteti, ku autoritetet po mbahen pas një politike “zero dinamike” që synon të zhdukë të gjitha shpërthimet.

Hong Kong

Shumë restorante dhe dyqane janë të mbyllura, ndërsa distrikti i tij financiar qendror është jashtëzakonisht i qetë dhe pak njerëz janë jashtë në lagje normalisht të zhurmshme.

Duke theksuar zhgënjimin në rritje të publikut, biznesmeni i shquar dhe këshilltari i qeverisë Allan Zeman tha të martën se reputacioni ndërkombëtar i Hong Kongut ishte “dëmtuar shumë” dhe ishte krijuar një alarm nga mesazhet konfuze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore