Sport

Rashica feston trofeun e ligës turke me këngën e Shkurte Fejzës në stadiumin e Galaatasaray


Në festën e triumfit në Superligën Turke, Milot Rashica me Galaatasaray pati një festë të veçantë.

Pasi fituan titullin e kampionit, të gjithë lojtarët ecnin drejt festës së triumfit në Superligën Turke.

Kur i erdhi radha sulmuesit kosovar, Milot Rashicës, ai së bashku me dy djemtë e tij u fut në festë me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Por, e veçanta ishte që me daljen e Rashicës në fushë, në stadiumin e Galaatasaray me plotë tifozë, u lëshua kënga e famshme e Shkurte Fejzës, “Oj Kosovë oj nana ime”.

Rashica kishte një meritë të madhe në fitoren e këtij titulli, i cili në 26 ndeshje, shënoi 4 gola për ekipin.

Galatasaray fitoi ndeshjen e fundit kundër Fenerbahces me rezultat 3:0, duke u shpallur kampion i ligës turke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore