Kosova

Raporti i policisë: Dy vdekje të dyshimta brenda 24-orëve në Kosovë


Një person në Klinë dhe një tjetër në Pejë janë gjetur pa shenja jete të shtunën, derisa policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh po i cilëson si vdekje të dyshimta.

“Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në Pejë, një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

“Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Sipas raportit të policisë, një vajzë është raportuar e zhdukur të premten rreth orës 7 të mëngjesit në Fushë Kosovë.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se mbesa e saj e mitur viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në Mitrovicë një person është arrestuar pasi dyshohet se e kishte dhunuar një grua para tri javësh.

“Sulmi seksual ka ndodhur më datë 1 nëntor rreth orës 18:00”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore