Lajme

Raporti 24-orësh i policisë – aksident me fatalitet në Gjilan, e therje me thikë në Fushë Kosovë


Ilustrim

Një burrë nga Gjilani ka vdekur të shtunën e 30 prillit pasi dy vetura janë ndeshur mes veti në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, theksohet se deri te aksidenti ka ardhur kur një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar automjetin, për arsye të panjohura ka dalë në shiritin e kundërt dhe e ka goditur veturën të cilën po e drejtonte viktima.

“Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa i dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.

Ndërkaq në Fushë Kosovë, dy të mitur janë përleshur me mjete të mprehta.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person në Gjakovë është lënduar rëndë, pasi gjersa ka qenë duke punuar në mal ishte rrokullisur aksidentalisht me traktor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në Viti, është prangosur një person pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij nga policia janë hasur duke luajtur bixhoz disa persona.

“Po ashtu janë konfiskuar 1291 çipa për këtë veprimtari, katër palë letra, dhe 955 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore