Shqipëria

Rama: Kavaja e ngjashme me qytetet e Italisë dhe të Mesdheut


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me strukturat e Partisë Socialiste (PS) në Kavajë, ka folur për ndryshimet që qeveria ka ofruar  në këtë qytet.

Rama tha se Kavaja është e ngjashme me qytetet e Italisë e të Mesdheut.

Sipas tij, në të kaluarën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike (PD), Kavaja kishte vetëm papastërti e fare pak ndriçim.

Rama përmendi edhe qeverisjen lokale që PD kishte para disa vitesh në Kavajë, ku shprehu se i vetmi ndryshim gjatë gjithë qeverisjes së tyre locale ishte ndërtimi i një pallati në qendër të qytetit.

Opozita, sipas Ramës, “i fut një fejesë” me Covid-in.  Ai shtoi se Berisha e nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, janë dy doktorë, që janë njësoj si virusi.

“Këta [Berisha dhe Vasili] helmojnë përditë. Këta dy sharlatanë thonë se vaksinat janë të skaduara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore