Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me strukturat e Partisë Socialiste (PS) në Kavajë, ka folur për ndryshimet që qeveria ka ofruar në këtë qytet.
Rama tha se Kavaja është e ngjashme me qytetet e Italisë e të Mesdheut.
Sipas tij, në të kaluarën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike (PD), Kavaja kishte vetëm papastërti e fare pak ndriçim.
Rama përmendi edhe qeverisjen lokale që PD kishte para disa vitesh në Kavajë, ku shprehu se i vetmi ndryshim gjatë gjithë qeverisjes së tyre locale ishte ndërtimi i një pallati në qendër të qytetit.
Opozita, sipas Ramës, “i fut një fejesë” me Covid-in. Ai shtoi se Berisha e nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, janë dy doktorë, që janë njësoj si virusi.
“Këta [Berisha dhe Vasili] helmojnë përditë. Këta dy sharlatanë thonë se vaksinat janë të skaduara”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komisioni Antikorrupsion, Rama: U pa si nismë e PS për të vënë në kontroll drejtësinë
-
Falënderimi i munguar për Alban Jahon – Plisat me zemrën kuqezi, si ideja e tij për Kombëtaren në Evropian
-
Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit, vendos Konferenca e Kryetarëve
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”