Shqipëria

Rama mbërrin në Tunizi për samitin e Frankofonisë


Tunizia mirëpret në datat 19 dhe 20 nëntor Samitin e 18-të të Frankofonisë.

Pjesëmarrës do të jetë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kreu i qeverisë është pritur nga presidenti i Republikës së Tunizisë, Kais Saied.

Disa krerë shtetesh, përfshirë Emmanuel Macron, do të udhëtojnë në Djerba.

Këtë fundjavë, rreth tridhjetë liderë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, të shoqëruar nga shtatë drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale priten në Tunizi në kuadër të Samitit të Frankofonisë, i cili po zhvillohet në Xherba.

Pas dy shtyrjeve, për shkak të COVID-19 në 2020 dhe grushtit të shtetit të presidentit tunizian Kaïs Saied në vjeshtën e vitit 2021, ky takim do të festojë me pak vonesë pesëdhjetë vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), e krijuar në vitin 1970.

Kjo e fundit, bashkon 88 anëtarë dhe prej të cilave Tunizia ishte një nga vendet themeluese nën presidencën e Habib Bourguiba.

Samiti i Frankofonisë duhet të vendosë për strategjitë për zhvillimin e gjuhës frënge por edhe për zhvillimin e folësve të saj dhe shteteve frëngjishtfolëse.

Ky takim duhet të shikojë gjithashtu rëndësinë e lidhjes dhe teknologjisë digjitale në një kohë kur bota është nën presionin e energjisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në të vërtetë, gjuha frënge është e katërta më e përdorur në botën digjitale dhe e pesta më e folur në botë pas anglishtes, kinezishtes, hindishtes dhe spanjishtes, me 321 milionë folës.

Sipas shifrave të publikuara nga OIF-ja në raportin e tij të vitit 2022, shumica e këtyre frëngjishtfolësve e kanë përdorimin e përditshëm të gjuhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore