Kosova

Rama: Kemi filluar shumë projekte për transformimin e kryeqytetit, shëndetësia mbetet prioritet


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, konsideron që gjatë vitit 2022 kanë filluar shumë projekte për transformimin e Prishtinës.

Ai në një paraqitje para mediave, theksoi se janë duke bërë përpjeke që të punohet më shumë në sektorin e shëndetësisë.

“Shëndetësia nuk fillon edhe nuk mbaron ashtu vetëm tek Drejtoria e Shëndetësisë, apo tek spitalet tek klinikat. Po fillon me zonat tona me mënyrën se si jetojmë, me mënyrën se çfarë oferta kanë për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat e tyre a kanë mundësi me u ndërlidh me sport, a mësojnë për ushqimin që e hanë, do të thotë lidhet edhe me sport, lidhet edhe me arsim, lidhet edhe me zonat urbane, lidhet edhe me qasjen në zonat të gjelbrat”, tha Rama.

“E për të gjitha këto, ne e kemi parë që vetëm se kemi filluar një numër të madh të projekteve për transformimin e kryeqytetit i cili ka drejtpërdrejtë impakt edhe në shëndetësi”.

Kurse, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka prezantuar punën njëvjeçare i cili bëri të ditur sërish se kanë ndarë buxhet për ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Mirëpo, është ankuar për ndarje të vogël të buxhetit nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij, 40% për qind e kërkesës për furnizim me barna ka qenë e mbulur, për këtë janë detyruar që të ndajnë buxhet shtesë si komunë.

“Duke pas parasysh që furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë i plotë, dhe kemi pasur vetëm rreth 40% mbulueshmëri të kërkesës për furnizim me barna dhe material shpenzues, DSh ka lidhur kontratën e re dhe e Komunës, është rritur furnizuar me barna sidomos me tretje infusive dhe barna, nga ana nga buxheti i saj”.

Mirëpo, ka përmendur edhe sukseset që janë arritur në kuadër të drejtorisë së Shëndetësisë në Kosovë.

“Në fund të muajit nëntor, shëndetësia në kryeqytet ka blerë edhe mamografin e tretë i cili tani do të mundësoj rritjen e numrit të mamografive të realizuara. 200.000 euro për autoambulanca në shërbimin kronik këtij shërbimi. Janë blerë 5 autoambulanca për shërbimin kronik nga të cilat i janë dorëzuar 300.000 euro janë shpenzuar për blerja të pajisjeve mjekësore për institucionet shëndetësore”.

“Kanë vazhduar aktivitetet e pajisjes me inventar të institucioneve të mjekësisë familjare,  Aktivitete dhe përpjekje të vazhdueshme për themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve dytësore në komunën e Prishtinës Themelimi i Qendrës mikrobiologjike të kryeqytetit kryeqytet. Kjo gjë pritet të ndodhë në vitit 2023”.

Ai ka shtoi se kanë filluar të punojnë edhe në themelimin e Qendrës së Shëndetit Publik.

“Kanë filluar përgatitjet për themelimin e Qendrës së Shëndetit Publik në Aktivitete të tjera të Drejtorisë së Shëndetësisë: Aktivitetet e prokurimit janë zhvilluar dhe kryer sipas planeve të parapara. Ka realizuar Dezinsektimi dhe është kryer sipas planit të përcaktuar, dhe kushtet atmosferike”.

Më 7 dhjetor të 2021, Rama kishte marrë detyrën e kryetarit të ri të Prishtinës.

Rama, fitoi garën si kandidat për kryetar të kryeqytetit, duke mundur kundër-kandidatin e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore