Shqipëria

Rama: Brenda marsit fillon vaksinimi për kategorinë mbi 80 vjeç


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizituan spitalin e Fierit, ku ka filluar dhe procesi i vaksinimit të bluzave të bardha kundër COVID-19.

Ditën e sotme fillon vaksinimi në Fier. Vaksinimi do të kryhet qoftë në Fier qoftë në qendrën e përqendruar të vaksinimit

Sot fillon vaksinimi i reanimacioneve dhe kirurgjive si dhe në spitalet bashkiake. Manastirliu pohoi se vetëm ditën e sotme po kryhen mbi 1 mijë vaksinime.

Po kryhen 500 vaksinime në Tirane, 200 në Shkodër, 200 në Vlorë. Në Fier po kryhen 130 vaksinimet e para.

Përpos Spitalit në Fier po kryhen vaksinime edhe te shtëpia e të moshuarve.

“Janë krijuar dhe mjedise brenda strukturave për të krijuar një vaksinim më të shpejtë dhe kapilar. Të dielën, do të fillohet vaksinimi me të moshuarit 80+. Ata përbëjnë kategorinë e parë. Do të mbarohet me bluzat e bardha, shtëpitë e të moshuarve dhe do të kalohet te grupmosha mbi 80 vjeç”, deklaroi Manastirliu.

“Sfida është sigurimi i dozave. Kemi garancinë që brenda marsit do të vijnë 40 mijë dozat. Duam që ta mbarojmë me 14 muaj, pavarësisht vështirësive. Janë vaksinuar mbi 3 mijë mjekë dhe infermierë”, shtoi kryeministri.

Rama konfirmoi se brenda marsit do të mbyllet vaksinimi për bluzat e bardha dhe do të fillohet me kategorinë mbi 80 vjeç.

Lidhur me kritikat për vaksinimin e personaliteve mbi  80 vjeç, Rama dhe Manastirliu pohuan se kanë qenë duke ndjekur planin dhe se këta personalitete i përkasin kësaj kategorie.

“Nuk kemi të bëjmë më një proces të lehtë. Kemi të bëjmë me një fushatë që këkon një bindje”, përmbylli ministrja.

Kreu i qeverisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vizituan shtëpinë e të moshuarve në Fier. Kryeministri falënderoi stafin për sakrificën e jashtëzakonshme duke u mbyllur bashkë me të moshuarit. Kryeministri i shprehu mirënjohjen e tij. Falë sakrificës së tyre nuk ka pasur asnjë fatalitet në shtëpitë e të moshuarve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore