Shqipëria

Rama: “5 Maji” brenda një viti, qendër urbane ekonomike


Kryeministri Edi Rama ka vizituar kantierin e rindërtimit në zonën e 5 Majit, i cili sipas kryeministrit do të jetë brenda një viti, një nga qendrat më moderne në Shqipëri.

“Brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri, dhe një tjetër pol i kryeqytetit”.

Kryeministri shtoi se do të jenë 3 mijë e 500 apartamente, të cilat do të shërbejnë për strehimin e 11 mijë banorëve. Pesë objekte publike do të ndërtohen në zonë. Ndër to, edhe godina e përbashkët e Drejtorisë së Tatimeve dhe asaj të Doganave.

Tre objekte të tjera arsimore janë të përfshira në projekt. Një shkollë profesionale do të ndërtohet dhe një qendër franceze e edukimit të teknologjisë digjitale.

Kjo e fundit, do të emërohet “Ecole 42” dhe njeh mbështetjen e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sipas ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, projekti pritet të përfundojë brenda shkurtit të vitit 2021.

Gjithsesi, kryeministri la të hapur rrugën për përfundimin më të shpejtë të punës.

Kjo zonë do të kthehet në një pol të ri të kryeqytetit. Këtë fakt e ka theksuar edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka qenë i pranishëm gjatë inspektimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore