Shqipëria

Rajoni përkujton viktimat e Holokaustit


Përfaqësues të Qeverisë shqiptarë, greke dhe Turke, kanë përkujtuar të mërkurën ditën ndërkombëtare të Viktimave të Holokausti përmes postimeve në media sociale.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u është bashkuar lutjeve për miliona “viktima të pafajshëm” të Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan “tragjedisë më të tmerrshme njerëzore”.
“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë”, deklaron ai.
Ndërsa ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka theksuar se kjo është “një ditë reflektimi për njerëzimin”.
“Dita e Përkujtimit të Holokaustit është një nderim për miliona viktima, midis tyre dhe dhjetëra mijëra hebrenj grekë që ranë viktima të një mizorie të organizuar në mënyrë metodike”, shkruan Dendias.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka përkujtuar gjithashtu viktimat e Holokaustit.
“Antisemitizmi, Islamofobia, racizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë krime kundër njerëzimit”, është shprehur ai përmes një postimi në Twitter.

Cfarë është Holokausti?

Data 27 janar shënon përvjetorin e çlirimit të Kampit të Përqendrimit Nazist, Auschwitz-Birkenau, nga trupat sovjetike. Kjo datë u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit në nëntor të 2005-ës, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Holokausti preku kryesisht vendet ku janë kryer krime naziste, por gjithashtu pati pasoja universale në shumë vende të tjera të botës.
Shtetet që u prekën nga ky gjenocid, ndajnë një përgjegjësi kolektive për adresimin e traumës së mbetur, ruajtjen e politikave efektive të përkujtimit të viktimave, kujdesin për vendet historike dhe promovimin e arsimit, dokumentimit dhe kërkimit, shtatë dekada pas gjenocidit.
Kjo përgjegjësi përfshin edukimin për shkaqet, pasojat dhe dinamikën e krimeve të tilla në mënyrë që të forcojë qëndrueshmërinë e të rinjve ndaj ideologjive të urrejtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore