Lajme

Radulloviç akuzon Oliver Varhelyi-n se “është bërë lobues i Aleksandër Vuçiç”


Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheliy dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Zhbërja e Drejtorisë për Malin e Zi në Bruksel është veprim joparimor”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, Momçilo Radulloviç.

“Lëvizja e Komisionerit Evropian për Fqinjësi, Oliver Varhelyi, për shfuqizimin e Drejtorisë për Malin e Zi në Bruksel është zgjidhje joparimore. Nuk është në përputhje me praktikat e BE-së dhe mbi të gjitha tregon se Komisariati i kryesuar prej tij ka një axhendë ta vendosë Serbinë të parën në procesin e integrimit në BE”,është shprehur ai.

“Është hera e parë”, sipas Radulloviç, “që jemi dëshmitarë të institucioneve evropiane dhe zyrtarëve të lartë që veprojnë si lobistë për vende individuale dhe liderët e tyre”, transmeton gazeta malaziase “Antemam”

“Për të qenë konkret, z. Varhelji po vepron gjithnjë e më shumë si lobues për Aleksandër Vuçiçin dhe Serbinë, dhe gjithnjë e më pak si përfaqësues parimor, serioz dhe profesional i Komisionit Evropian”, theksoi Raduloviç.

Lëvizje të tilla, shtoi ai, i vendosin të gjithë në Ballkanin Perëndimor në një situatë shumë të sikletshme ku duhet të pyesim veten nëse Bashkimi Evropian po vepron në përputhje me parimet, dokumentet, praktikat dhe politikat e tij të miratuara apo ndoshta po vepron në interes të vendeve të veçanta, të udhëheqësve dhe palëve të interesit brenda grupeve të tyre lobuese.

“Të gjithë jemi në Ballkan në një situatë të pyesim veten nëse janë të rrezikuara në këtë moment vlerat bazë të bashkimit të BE-së dhe vlerat mbi të cilat bazohet procesi i anëtarësimit”, ka thënë Raduloviq.

Ai po ashtu tha se Varhelji “rrallë herë e përmend Malin e Zi” dhe se, nga ana tjetër, edhe pse realiteti në procesin e negociatave është krejtësisht ndryshe, ai nuk e humb rastin për t’i dhënë përparësi Serbisë në të gjitha takimet formale dhe joformale.

“Z. Varhelji dëshiron të ndryshojë realitetin e negociatave dhe të vendosë një vend që aktualisht po shkel të gjitha vlerat e BE-së kur bëhet fjalë për demokracinë dhe reformat në procesin e demokratizimit dhe të drejtave të njeriut në radhë të parë”, ka thënë Raduloviq.

Duke komentuar vlerësimin e analistit kroat Davor Gener se Varhelji është duke zbatuar agjendën e kryeministrit hungarez Viktor Orban, sipas të cilit Mali i Zi ka rëndësi dytësore në procesin e anëtarësimit në raport me Serbinë, Raduloviç thotë se është një përpjekje artificiale ku nuk korren fryte.

“Mali i Zi nuk është dhe nuk mund të jetë shtet i dorës së dytë në raport me Serbinë në asnjë bazë. Ne jemi shumë përpara tyre në procesin e negociatave. Unë i kuptoj ato përpjekje dhe synime lobuese që janë në trekëndëshin e Beogradit, Budapestit dhe kabinetit të zotit Varhelji, por nuk mund të japin rezultate të qëndrueshme”, theksoi ai.

Mbetet për t’u parë, shtoi Radulović, nëse Komisioni Evropian dhe presidentja e tij Ursula von der Layen do të heshtin për këtë sjellje të disa komisionerëve.

“Bashkimi Evropian nuk mund të qëndrojë i heshtur dhe i verbër ndaj sjelljeve joparimore në procesin e integrimit evropian”, ka përfunduar kryetari i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore