Udhëtime

Radomira, fshati magjepsës


Rodmira bën pjesë te fshatrat më të bukur të Shqipërisë.  Ky fshat pozicionohet rreth korabit, ku përveç ajrit të pastër, është i rrethuar nga pishat që ja shtojnë akoma më shumë bukurinë.

Mes-përmes fshatit kalojnë edhe burimet e ujit që bashkohet me lumin e Veleshicës dhe përveç freskisë zhurma qetësuese e rrjedhjes së ujit e bën edhe më të veçantë këtë zonë.

Ajri i pastër, burimet e ujit, kullotat dhe pyjet në faqet e Korabit janë një resurs që mund t’i japin zhvillim krejt zonës, duke e kthyer Radomirën në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit. Në të mund të eksploroni edhe monumente të tjera natyrore si Liqeni Zi, apo edhe Kroi i Mbretit, të cilat kanë specifikën e vetë në këtë zonë.

Shijoni mikpritjen shqiptare

Mikpritja dhe besimi janë elementë, të cilat i japin vlera të veçanta sociale kësaj zone duke u harmonizuar dhe mjedisin përreth. Madje përdorin edhe moton “Shtëpia është e zotit dhe e mikut”.

Si zonë Radomira dallohet për numrin e lartë të bagëtive, që është dhe ekonomia kryesore e kësaj zone si në te gjithë Kalanë e Dodës.

Kjo e ka bërë të njohur edhe për baxhot që merren me përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tjera. Dhe një vizitë në këtë zonë do ju bëjë të provoni shijen unike të produkteve të freskëta që banorët i përgatisin me shumë dashuri.

Të gjitha këto elementë e bëjnë tërheqës fshatin për të gjithë turistët që kërkojnë të eksplorojnë e të marrin diçka ndryshe nga vizitat e tyre.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore