Lajme

Radav nderohet me çelësin e qytetit nga Rama


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radav.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur në takim të premten presidentin e Bullgarisë, Rumen Radav të cilin e ka nderuar me “çelësin e qytetit”.

Takimin e ka bërë të ditur Rama, përmes një shkrimi në rrjetin ‘Facebook’.

“Patëm nderin të mirëpresim në Kryeqytet, Presidentin Bullgarisë, z.Rumen Radev, të cilin e nderuam me “Çelësin e Qytetit”.

“Një vizitë e rëndësishme që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona miqësore”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se ka kërkuar nga ai edhe forcimin e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve.

“Faleminderit Presidentit të Bullgarisë për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve tona diplomatike”.

“Z.Radev i ka dyert gjithmonë të hapura në Prishtinë”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi kyçe për sigurinë e rajonit.

Radev, theksoi se në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, Kosova nuk duhet që të lihet anash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore