Shqipëria

Qeveria ruse: Edhe çfarë se na përjashtoni nga G20-ta, nuk është katastrofë?!


Kremlini zyrtar u është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden, për përjashtimin e Rusisë nga grupi G20 i ekonomive kryesore.

Sipas qeverisë ruse, kjo gjë nuk do të ishte katastrofike.

“Formati i G20-ës është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë”, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.

Peskov theksoi se, bota shtrihej më tej se SHBA-të dhe Evropa dhe parashikoi se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështonin.

Rusët e zakonshëm po shohin çmime më të larta dhe mungesa të disa mallrave, pasi SHBA-të, BE-ja, Britania e Madhe dhe aleatët vendosën masa për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore