Lajme

Qeveria kineze: Plani 5-vjeçar për ekonominë


Qeveria kineze të enjten 12 gushtit ka njohur opinionin publik me një plan pesë-vjeçar që përcakton rregullime më të rrepta të shumicës së ekonomisë së saj.

Sipas qeverisë rregulla të reja do të futen në fushat që do të mbulojnë sigurinë kombëtare, teknologjinë dhe monopolet në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Plani prej 10 pikash vjen menjëherë pasi Pekini filloi të synonte industritë e teknologjisë dhe arsimit. Ky plan mendohet se do të zgjasë deri në fund të vitit 2025.

Ndërkohë qeveria shtoi se ligjet do të forcohen në “fusha të rëndësishme” të tilla si shkenca dhe inovacioni teknologjik, kultura dhe arsimi.

Plani, sipas qeverisë kineze synon të trajtojë monopolet dhe “sundimin e ligjit të lidhur me të huajt”.

Rregulloret që lidhen me ekonominë digjitale të Kinës, duke përfshirë “financimin e internetit, inteligjencën artificiale, të dhënat e mëdha, ‘cloud computing’ etj.” gjithashtu do të rishikohet.

Njoftimi ngriti shqetësime të reja se goditja e Pekinit ndaj kompanive të teknologjisë dhe arsimit privat do të vazhdojë dhe zgjerohet në vitet në vazhdim.

Aksionet në shumë kompani kineze të listuara në SHBA, Hong Kong dhe Kinën kontinentale kanë rënë ndjeshëm këtë vit – ndërsa shqetësimet e investitorëve rriten gjatë goditjes.

Pekini tashmë ka nisur hetime kundër monopolit në disa prej firmave më të mëdha teknologjike të vendit dhe ka ndërmarrë veprime kundër një game të gjerë biznesesh të tjera.

Në prill, gjiganti teknologjik “Alibaba” pranoi një gjobë rekord prej 2.8 miliardë dollarësh (2 miliardë paund). Sipas një hetimi u zbulua se kompania kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për vite me radhë.

Muajin e kaluar, “Tencent”-it iu tha të përfundonte marrëveshjet ekskluzive të licencimit të muzikës me etiketat diskografike në të gjithë botën.

Gjithashtu në korrik, disa nga platformat më të mëdha “online” të vendit – “Kuaishou”, mjeti i mesazheve “Tencent QQ”, “ Alibaba’s Taobao” dhe “Weibo” – u urdhëruan të hiqnin përmbajtje të papërshtatshme të lidhura me fëmijët.

Këtë javë, autoritetet kineze thanë se kishin rritur mënyrën e shërbimeve të shkollimit. Kjo në aspektin e ofruesit të mësuesit individual.

Gjatë një inspektimi të fundit, një person dhe gjashtë institucione u ndëshkuan se thyen rregullat për ofrimin e mësimeve të palicencuara pas shkollës.

Lëvizja erdhi pasi firmat mësimore kishin ndryshuar mënyrën e funksionimit të tyre pas goditjes së qeverisë ndaj industrisë.

Muajin e kaluar, Pekini zbuloi një rishikim masiv të sektorit të mësimeve private prej 120 miliardë dollarësh në Kinë, sipas të cilit të gjitha institucionet që ofrojnë mësim në kurrikulat e shkollave do të regjistrohen si organizata jofitimprurëse.

Sipas rregullave të reja, “institucionet mësimore të lëndëve kurrikulare nuk lejohen të dalin në publik për financim; kompanitë e listuar nuk duhet të investojnë në institucione dhe kapitali i huaj është i ndaluar nga institucione të tilla”.

Komisioni Rregullator i Bankës dhe Sigurimeve i Kinës urdhëroi firmat të ndalojnë tregtimin dhe çmimet e pahijshme ose do të përballen me “ndëshkim të rëndë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore