Lajme

Qeveria izraelite, tre skenarë gati për ‘luftën’ me variantin Omicron


Kryeministri i Izraelit, Nftali Bennett, së bashku me një ekip të coronavirusit, po parashikojnë çdo gjë të mundshme, pёr tё parandaluar rreziqet që mund të sjellë varianti i ri i COVID-19, Omicron.

Në skenarin e parë, varianti zbulohet herët, dhe autoritetet përkatëse kanë në dispozicion kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar dëmin që mund të shkaktojë.

Në të dytin, supozohet se shpërthimi avancohet më tej, me raste të sëmundjeve të rënda dhe një rritje të numrit të fëmijëve të shtruar në spital.

Në skenarin e tretë dhe të fundit, parashikohen komplikime të rënda, me spitalet në prag të kolapsit, ndërsa përballen njëkohësisht edhe me rastet e gripit.

Në fund të eksperimentit, autoritetet izraelite dolën në përfundimin se, fushëbeteja kryesore është identifikimi sa mё shpejt tё jetё e mundur i rrezikshmërisë sё varianteve tё reja, pёr tё marrë masat e nevojshme nё sistemin e shёndetit publik.

Për shembull, nëse rezulton se varianti i ri është rezistent ndaj vaksinës, qeveria do të duhet të heqë dorë nga varësia e saj aktuale për vaksinimin masiv.

Më pas do të duhet të kalojë në një strategji zero-COVID, që të kujton ditët e para të pandemisë: një bllokim total, mbyllje e kufijve ajrorë dhe një sërë masash për të ulur shpejt përhapjen.

Bennett, megjithatë, arriti në përfundimin se qasja aktuale e qeverisë në menaxhimin e pandemisë është e përshtatshme dhe efektive.

Teksa ajo përfshin vlerësime ditore të situatës, vlerësimin e rasteve specifike dhe mbledhjen e kabinetit të coronavirus-it dhe paneleve politikbërëse, për të rishikuar politikat përballë ngjarjeve që sjell e ardhmja.

“Një nga përfundimet kryesore të eksperimentit me tre skenarë, që rezultoi, ishte se edhe midis valëve të pandemisë, vendosja e kufizimeve duhet të menaxhohet me kujdes.

“Ne nuk mund t’i mbyllim dyqanet”, tha Bennett. “Për shembull, edhe kur numri i rasteve është në rёnie, projekti Magen Avot Ve’imahot, që mbron qytetarët më të vjetër të vendit, nuk do të mbyllet”.

Gjithashtu i gjithë rrjeti që ofron trajtim për COVID-19 do të mbetet funksional, me vaksinimet dhe testimit, të cilat do vazhdojnë të kryhen në qendrat përkatëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore