Shqipëria

Qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH pas arrestimit të Berberit


Qeveria ka emëruar Gentian Gjylin në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Më parë ai mbante postin e zëvendësdrejtorit.

Kjo, pas arrestimit të Evis Berberit dy javë më parë.

SPAK e hetoi Berberin pasi gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë gjashtë tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP”, sh.p.k.

Kjo e fundit – përmes transaksioneve – paratë ia kalonte kompanisë “DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte.

SPAK thotë se përfitim i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro, të cilat janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u gjetën gati 4 milionë lekë si dhe piktura të cilat janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi pretendon të jetë artist duke pohuar se i kishte realizuar vetë.

Ndërkaq, SPAK ka zbardhur zyrtarisht akuzën ndaj Evis Berberit, ish-drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili u arrestua mbrëmjen e 13 marsit me urdhër të gjykatës.

Po ashtu, ndaj Berberit ishte zhvilluar edhe një kontroll i imtësishëm në banesë nga prokurorët e BKH-së, me urdhër të SPAK. E gjitha, pasi Prokuroria e Posaçme kishte hapur një hetim për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Berberit.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, siç mësohet kanë gjetur shuma parash në banesën e Berberit, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes akteve korruptive.

GJKKO lë në burg Evis Berberin dhe dy ortakët e tij, çfarë u tha në seancë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore