Lajme

Qeveria e re në Mal të Zi, Milatoviç: Konsultimet me partitë i filloj të hënën, pres që të përfundojnë për 15 ditë


Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thënë këtë të enjte se me konstituimin e Parlamentit të Malit të Zi, janë krijuar kushtet për fillimin e konsultimeve për zgjedhjen e mandatarëve për përbërjen e qeveria e re është plotësuar.

“Urime për të gjithë deputetët. Konsultimet për mandatin do të fillojnë të hënën, të cilat do të mbahen në Cetinje, në rezidencën e presidentit në Cetinje. Sot në mesditë dhe nesër në mëngjes subjektet politike do të marrin ftesat për konsultime dhe radhën e ardhjes së tyre në Cetinje”.

“Kam një afat prej 30 ditësh për t’i kryer dhe për të caktuar një përfaqësues, por mendoj se do ta bëj para këtij afati, supozoj se për rreth pesëmbëdhjetë ditë do të mund t’i kryej dhe të përfundoj konsultimet formale”, ka thënë Milatoviç, transmeton media malazeze “Vijesti”.

Lëvizja Evropa Tani, e udhëhequr nga eksperti financiar Milojko Spajiç, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit ka filluar javën e kaluar konsultimet me partitë tjera për të formuat qeverinë, mirëpo ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje çka do t’ia mundësonte Spajiç-it të bëhej kryeministër.

Por, për këtë nuk është i shqetësuar presidenti malazez – i cili edhe është nënkryetar i Lëvizjes Evropa Tani – pasi që konsideron që ka ende kohë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Vetëm sot u verifikuan mandatet e deputetëve… Kemi konsultime formale për qeverinë, ka kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje. Unë do të bëj pjesën time dhe shpresoj se do të ketë përgjegjësi nga të gjitha anët e spektrit politik”, theksoi ai.

I pyetur nëse pret që koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi (ZBCG) – të njohur për orientimin e tyre pro ruso-serb – dhe partitë që përfaqësojnë pakicat kombëtare në Mal të Zi të jenë në qeveri, pohoi se nuk bënë deklarata se kush duhet dhe kush nuk duhet të jetë në ekzekutivin e ri malazez.

“Është e rëndësishme që të jetë stabile, të ofrohet mbështetje për reformat në drejtësi. Për këtë duhen votat e 54 dhe 49 deputetëve. Është logjike që kjo të mbahet parasysh në drejtim të formimit të qeverisë. Partitë me më pak numër Kombet duhet të jenë pjesë e qeverisë”.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Lëvizja Evropa Tani – e udhëhequr nga eksperti financiar, Milojko Spajiç – ka arritur që të marrë numrin më të madh të deputetëve, 23 nga 81 gjithsejtë që i ka parlamenti malazez.

Mirëpo, këto mandate janë të pamjaftueshme për ta formuar qeverinë e vetme, pasi që duhet shumica e thjeshtë, më së paku 41 deputetë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste e Demokratëve – ish partia e Milo Gjukanoviç-it – është renditur forca e dytë, me 21 mandate, e pasur nga koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 15.

Ndërsa, koalicioni në mes të lëvizjes qytetare Ura, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, dhe Demokratët e Aleksa Bekçiç-it, kanë arritur kuotën e 12 mandateve.

Edhe pakicat kombëtare në Mal të Zi kanë marrë një numër të konsiderueshëm mandatesh. Boshnjakët në përbërjen e re të parlamentit malazez do të përfaqësohen me 6 deputetë, ndërsa shqiptarët me 3, 2 prej tyre i ka fituar Forumi Shqiptar – i kryesuar nga kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj – kurse një mandat e kanë marrë edhe kroatët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore