Lajme

Putini varrosi Rusinë, publikohet biseda telefonike mes dy oligarkëve rusë


Një bisedë telefonike mes miliarderit rus Farkhad Akhmedov dhe producentit muzikor Iosif Prigozhin u raportua nga “Novaya Gazeta Europe” dhe media ukrainase.

Aty ata dëgjohen duke thënë se “Putini varrosi Rusinë”.

Jo vetëm kaq, për ta “Putini na ka **** nënën të gjithëve”.

Kështu, duke theksuar atë që ata besoj se është disponimi mbizotërues në mesin e elitës ruse.

“Nuk ka dyshim që e kanë rrënuar dhe vendin”, thotë bashkëbiseduesi që duket të jetë Iosif Prigozhin.

Ky i fundit shtoi se “ata po fajësojnë Sergey Shoigu për gjithçka pas shpine”.

Personi që duket se është oligarku Akhmedov, këshillon Prigozhin të “shes gjithçka”, dhe ankohet se i është bllokuar kartela, ndërsa jahti i tij “kalbet”.

Megjithatë, Iosif Prigozhin mohoi se ai ishte njëri nga të dy që fliste në regjistrim.

“Ndërsa po dëgjoja audion, edhe unë pothuajse besova se isha unë, teknologjitë e sotme, rrjetet mund të përdoren për të falsifikuar jo vetëm një zë, por një bisedë”, tha ai.

Audioja u zbulua disa javë më parë, por vetëm tani është publikuar në media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore