Lajme

Putin tregon se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë


Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin zbuloi se sa do të zgjasë i ashtuquajturi “operacion special” në Ukrainë.

“Operacioni në Ukrainë do të vazhdojë deri në përfundimin dhe arritjen e qëllimeve të përcaktuara në fillim”, theksoi presidenti rus.

Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

Putin sqaroi se i ashtuquajturi “operacion special” në Ukrainë po shkonte sipas planit.

Trupat ruse pushtuan Ukrainën mëngjesin e 24 shkurtit.

Sulmi rus u shoqërua me bombardime të objekteve ushtarake dhe civile.

Autoritetet ruse e kanë quajtur luftën në shtetin ukrainas një “operacion special” që synon në veçanti “denazifikimin” e vendit.

Në fund të marsit, u bë e ditur se forcat ruse të mposhtura nga ushtria ukrainase po tërhiqeshin në Bjellorusi për t’u rigrupuar.

Trupat ruse do të përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Forcave të Armatosura ukrainase në drejtim të Kharkiv-it, për të hyrë në rajonet jugore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore