Lajme

Putin: Nuk duam militantë afganë në Rusi


Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me anëtarët e partisë Rusia e Bashkuar në Moskë, Rusi, 22 Gusht 2021

Presidenti Vladimir Putin ka hedhur poshtë idenë e dërgimit të njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet pranë Rusisë.

Të dielën e 22 gushtit ai ka thënë se nuk dëshiron që “militantët të shfaqen këtu nën mbulimin e refugjatëve”, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Putin kritikoi idenë e disa vendeve perëndimore për t’i zhvendosur refugjatët nga Afganistani në vendet fqinje të Azisë Qendrore, teksa përpunohen vizat e tyre në Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Evropë.

“A do të thotë kjo se mund të dërgohen pa viza te fqinjët tanë, ndërsa ata vetë nuk duan t’i marrin pa viza? Pse ekziston njё qasje kaq poshtёruese pёr zgjidhjen e problemit?”, citoi Putin pёr agjencinë e lajmeve “TASS”.

SHBA-tё mbajtën bisedime sekrete me një numër vendesh në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar marrëveshje për t’i strehuar përkohësisht afganët në rrezik që punonin për qeverinë amerikane, sipas raportimeve tё Reuters javën e kaluar.

Rusia, e cila lejon udhëtimin pa viza për banorët e vendeve të Azisë Qendrore ish-Sovjetike, u pa me Putin duke i kundërshtuar sugjerimet nё fjalё.

“Ne nuk duam që militantët të shfaqen këtu nën mbulimin e refugjatëve”, u shpreh Putin.

Ndërsa disa vende perëndimore u përpoqën të evakuonin njerëzit nga Afganistani, Moska vlerësoi talebanët për rivendosjen e rendit pas marrjes së vendit në kontroll.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se udhëheqësit talebanë i kanë mbajtur premtimet e tyre deri më tani.

“Ne po shohim se deklaratat që bënë talebanët për ndërprerjen e veprimeve luftarake, një amnisti për të gjithë ata që janë përfshirë në konfrontim, në lidhje me nevojën për një dialog mbarëkombëtar po zbatohen”.

Lavrov tha se talebanët kishin filluar kontaktet me ish-presidentin afgan, Hamid Karzai.

Më herët, qeveria ruse njoftoi se është e gatshme të ofrojë shërbime të aviacionit civil për të evakuuar qytetarët afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përmes një njoftimi zyrtar të Ministrisë.

“Me qëllim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar”, shkruhej në deklaratë.

Gjithashtu u njoftua se nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nga Kabuli, “siç siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan”.

Ndër të tjera, ministrja tregoi se siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është “e garantuar”.

Çfarë ka ndodhur në Afganistan?

Të dielën e 15 gushtit talebanët mësyn në Presidencën e AfganistanitKështu ata morën kontrollin e kryeqytetit, Kabul.

Presidenti i vendit, Ashraf Ghani, u largua nga Kabuli, duke lënë popullin në duart e talebanëve.

Sipas tij, largimi erdhi “për të shpëtuar kryeqytetin dhe qytetarët e tij nga gjakderdhja”.

Presidenti afgan ka theksuar se talebanët po përballen me një provë të re historike, ku ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit ose do t’u japin përparësi vendeve dhe rrjeteve të tjera.

Ndërkohë përfaqësia talebane ka bërë thirrje për t’i lënë të qetë qytetarët në pronat e tyre.

“Emirati Islamik ka urdhëruar muxhahedinët e tij për të mos cenuar shtëpinë e askujt pa leje. Jeta, prona dhe nderi i askujt nuk duhet të dëmtohet. Ato duhet të mbrohen”.

Kështu shkruhej në llogarinë në Twitter të Suhail Shaheen, një prej zëdhënësve talebanë.

Sipas raportimeve mediatike nga Afganistani, policia e ka lënë detyrën dhe qytetarët janë të pambrojtur. Nga ana tjetër, vendet perëndimore janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre.

Disa zona të kryeqytetit janë evakuuar tërësisht, ndërsa mesazhi i parë i talebanëve nga Presidenca ka qenë ai i një qetësimi të masës dhe sigurim se shtetasit e huaj nuk do të lëndohen.

Autoritetet në SHBA kanë filluar zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani më 1 maj 2021, duke përcaktuar kështu fundin e “luftës”, siç e quajti presidenti amerikan Joe Biden.

SHBA dhe NATO kanë qëndruar në Afganistan për gati 20 vjet.

Cit janë talebanët?

Talebanët ose “studentët” në gjuhën Pashto u shfaqën në fillim të viteve 1990 në Pakistanin verior pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani.

Në shtator 1995 ata pushtuan krahinën e Herat-it, në kufi me Iranin, dhe saktësisht një vit më vonë ata kapën kryeqytetin afgan, Kabul – duke përmbysur regjimin e presidentit Burhanuddin Rabbani.

Deri në vitin 1998, talebanët kishin nën kontroll gati 90% të Afganistanit. Ndërsa forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-të, filluan tërheqjen nga Afganistani pas 20 vitesh lufte, talebanët nisën të merrnin nën kontroll vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore