Lajme

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë nga 22 maji


Foto: Albanian Post.

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë paralajmëruar se do të jenë në grevë nga 22 maji në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre për rritje të pagave.

Përmes një komunikate për media nga sindikata e re është thënë se kërkesa nuk është shqyrtuar nga bordi i KEK-ut edhe pse kanë pritur deri në afatin që ishte përcaktuar.

“Ne si sindikata të KEK-ut e patëm mirëpritur komunikatën për media të bordit të dhënë më datë 03.04.2023 se deri ne fund të prillit 2023 do të shqyrtohet kërkesa jonë për rritje të pagave”.

“Përkundër mirëkuptimit tonë për të pritur deri me këtë datë, nuk kishte asnjë lëvizje nga menaxhmenti dhe bordi në atë drejtim edhe pas muajit prill”.

Teksa kanë thënë se do të presin deri më 19 maj që të ketë vendim për rritje të pagave.

Protesta e KEK-ut.

“Përkundër presionit të madh të punëtoreve për kërkesën e tyre shumë të arsyeshme dhe legjitime për rritje të pagave, pas takimit të fundit me z.Perparim Kabashi u.d i KE dhe stafit të tij duke na kërkuar përsëri kohe, ne presim që deri me datë 19.05.2023 të kemi vendim për rritje të kënaqshme të pagave”.

“Marre me rrejt”, “punëtorët të rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “menaxhment respekto ligjin e punës paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, ishin vetëm disa nga pankartat që mbanin punëtorët e KEK-ut në protestën e mbajtur të premten e 28 prillit.

Kjo nuk është protesta e parë që punëtorët e KEK-ut e kanë mbajtur një të ngjashme e kishin pasur edhe më 16 mars.

Korporata Energjetike e Kosovës është një ndër ndërmarrjet kryesore energjetike në vend.

Asetet e korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës.

Që nga viti 2018 asnjë punëtorë i KEK-ut nuk ka pasur ngritje të pagës, pavarësisht që performanca e KEK-ut ka qenë mjaft e mirë dhe nga menaxhmenti është deklaruar se kanë pasur mbi 100 milionë euro fitim.

“Menaxhmenti i KEK-ut i ka rreth 107 milionë euro fitim në 2022, ndërsa s’ka ngritje të pagave për punëtorët që nga viti 2018” – protesta që mund të dërgojë në grevë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore