Film

Publikohet promoja e sezonit të dytë të serialit “Squid Game”


Prej që kur “Squid Game” u bë një fenomen global, fansat e serialit nuk kanë rreshtur së kërkuari informacione rreth një sezoni të dytë të mundshëm.

Dhe kjo më në fund është konfirmuar nga platforma Netflix, pasi që kjo e fundit ka zbuluar ‘trailerin’ e “Squid Game 2”, i cili pos tjerash do të sjellë aktorë të rinj në kast.

Brenda promos së shkurtër tregohen pak detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodh në këtë sezon, derisa vend përsëri zënë lojërat interesante e vdekjeprurëse nga sezoni i parë, përfshirë: “Red Light, Green Light” si dhe “Glass Bridge Race”.

Videoja zbuloi gjithashtu yllin e “Squid Game”, Seong, të luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.

Kur jemi tek artistët e rinj që do t’i bashkëngjiten kastit të “Squid Game”, lista përfshin aktorin dhe këngëtarin korean, Yim Si-Ëan së bashku me Kang Ha-neul, Park Sung-hoon dhe Yang Dong- geun.

Ndërsa karakteret e këtyre aktorëve nuk u zbuluan, të katër ata shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.

Kujtojmë se në daljen e tij në vitin 2021, seriali u bë një sensacion global dhe vazhdoi të thyente rekorde të shumta shikueshmërie në Netflix.

Akoma vijon të mbetet më e shikuar e platformës dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga “Bridgerton”.

Ky serial po ashtu mori 14 nominime marramendëse për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.

Data e premierës së sezonit të dytë të “Squid Game”, nuk është zbuluar akoma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore