Pajisje

Publikohen specifikat rreth ASUS Zenfone 10


ASUS Zenfone 10 është shfaqur në Geekbench me numrin e modelit “AI2302”.

Në fakt, duket se dikush e ka krahasuar pajisjen e papublikuar disa herë duke përdorur Geekbench 6, rezultatet me një bërthamë dhe me shumë bërthama të të cilave i kemi përfshirë më poshtë.

Telefoni Zenfone 10 në mënyrë konstante e tejkalon mesataren e pajisjeve Snapdragon 8 Gen 2 që janë krahasuar deri më tani, duke përfshirë Snapdragon 8 Gen 2 për Galaxy që fuqizon serinë Galaxy S23.

(Image source: Geekbench)(Image source: Geekbench)

Sidoqoftë, mbetet të shihet se sa mirë Zenfone 10 do të menaxhojë Snapdragon 8 Gen 2 kur telefoni do të jetë i ngarkuar.

Momentalisht nuk ka asnjë datë të për publikimin zyrtar , por ka pasur thashetheme se cilat veçori të tjera mund të ofrojë Zenfone 10.

Me sa duket, ASUS do ta pajisë telefonin me një ekran AMOLED me madhësi prej 6.3 inç dhe shpjetësi rifreskimi prej 120Hz, si dhe një bateri 5000mAh.

Për më tepër, Zenfone 10 pritet të ketë 512GB memorie flash, karikim të shpejtë me kabllo me kapacitet 67W dhe një kamerë parësore 200MP, kombinimi i së cilës duhet të synojë nivelet e larta të versioneve kryesore të telefonave të mençur të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore