Pajisje

Pse përditësimet dhe transferimet e Apple Watch janë kaq të ngadalta


Apple Watch është jashtëzakonisht i ngadaltë kur bëhet fjalë për marrjen e të dhënave nga iPhone, pavarësisht nëse është një përditësimi, disa këngë nga Spotify ose një audio libër. Ka një arsye të thjeshtë për këtë, dhe ka një zgjidhje.

Bluetooth Blues : Apple Watch dhe iPhone qëndrojnë të lidhur duke përdorur të dy rrjetet Bluetooth dhe Wi-Fi. Bluetooth-i, pasi është opsioni më efikas në energji, ka përparësi në shumicën e situatave.

Fatkeqësisht, Bluetooth ka një gjerësi mjaft të ulët kur bëhet fjalë për transferimin e të dhënave. Bluetooth 5, i cili është në çdo Apple Watch Series 4 e më vonë, ka një shpejtësi maksimale të transferimit të të dhënave prej 2 Mbps. 

Bluetooth 4, i cili është në Apple Watch Series 3 dhe më të hershëm, ka një shpejtësi maksimale të transferimit të të dhënave prej vetëm 1 Mbps.

Për gjëra të tilla si iMessages ose njoftimet kanë vetëm një sasi të vogël të dhënash, ky nuk është problem, por për “files” më të mëdhenj, shembull si librat audio, Bluetooth-i mund të jetë tepër i ngadaltë. 

Në 2 Mbps, për shembull, duhen rreth 7 minuta për të transferuar një “file” 100 MB. Ato vërtet të mëdhenj, si përditësimet e softuerit që mund të jenë më shumë se një GB, mund të kërkojnë orë të tëra.

Për shkak se Apple i trajton të gjitha këto transferime të të dhënave, kjo mund të jetë mjaft e bezdisshme pasi nuk keni shumë kontroll mbi atë që po ndodh. Fatkeqsisht ka raste kur Apple Watch ka filluar sinkronizimin e një “podcast” vetëm për t’u rikthyer gjysmë ore më vonë dhe për të gjetur se ende nuk është transferuar. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore