Shqipëria

PS-ja merr edhe Rrogozhinën, Veliaj falënderon qytetarët për besimin


Fill pas mbarimit të numërimit të kutive dhe fitores së kandidatit të Partisë Socialiste në Rrogozhinë në zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar qytetarët për besimin në Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij ai theksoi se shumë punë do të bëhen për qytetin e Rrogozhinës.

“Për të gjithë ata që nuk votuan PS u them se do u shërbejmë të gjithëve me të njëjtë përkushtim. Ne do të vendosemi në dispozicion në kohë të plotë për qytetarët e Rrogozhinës”, theksoi Veliaj.

Duke ironizuar kundërshtarët politik Veliaj u shpreh se, “besoj se nuk kemi lënë asnjë hapësirë që të mendohej se një koalicion do të mundte PS-në”.

“Ne duhet të ecim përpara në rrugë bashkëpunimi”, e përmbylli ai fjalën e tij.

Bashkia e Rrogozhinës është e dyta pas asaj të Vorës si fituese e socialistëve.

PS-ja renditet e para edhe në tre bashki të tjera që kanë mbetur në garë – Lushnjë, Durrës dhe Dibër – ndërsa në Shkodër drejt fitore është kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.

Në këto zgjedhje përveç pjesëmarrjes së ulët në votime, as 13 e qytetarëve, vërehet dhe një rënie e popullaritetit të Partisë Demokratike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore